Drita - Ballkani, formacionet zyrtare të ndeshjes së vitit

Futboll

Drita - Ballkani, formacionet zyrtare të ndeshjes së vitit

Më: 7 maj 2023 Në ora: 13:55
Drita

Drita dhe Ballkani do të përballen në duelin e katërt dhe më të rëndësishmin mes vete këtë edicion në Albi Mall Superligë.

Është një duel që mund të vlej për titullin e kampionit duke marrë parasysh situatën në tabelë.

Bardhekaltërtit janë të parët në renditje me 66 pikë, tre më shumë se Ballkani që zë vendin e dytë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të këtij sezoni.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë fitoren, me Dritën që një tre pikësh do t’i afronte shumë te titulli.

Ndërkohë suharekasit nuk kanë se çfarë të humbasin dhe vetëm fitorja i mbanë gjallë në garë për titullin.

Formacionet zyrtare:

Drita: Smakiqi, B. Krasniqi, Limani, Vitija, Blakçori, Broja, Namani, Jashari, Selmani, Baftiu, Ovouka.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Korenica, Kuc,Zyba, Gripshi, Rrahmani, Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat