Ironia e Mourinhos

Futboll

Ironia e Mourinhos

Më: 7 maj 2023 Në ora: 11:41
Mourinho

Jose Mourinho ka bërë një deklaratë me doza të forta ironi pas humbjes 0-2 kundër Interit.

Trajneri portugez ka kritikuar presidentin e Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit Italian, Renco Ulivierin, pavarësisht se nuk e ka përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë emrin e itj.

Mourinho është shprehur se vetëm në Itali mund të ndodhë që një person i dënuar me tre vite pezullim për baste mund të mbajë një post të rëndësishëm në institucion.

“Kritika më e fortë që mora ishte gëzimi im më i madh, sepse u bë nga një person me tre vite dënim për bastvënie. Vetëm në Itali një person i tillë mund të ketë një pozicion të rëndësishëm institucional.

Të kritikohem nga një i tillë më jep gëzim, sepse më jep sigurinë që jam nga një planet ndryshe”, ka deklaruat Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat