Futbollisti iu dënua si trukues, flet trajneri I Serie A

Futboll

Futbollisti iu dënua si trukues, flet trajneri I Serie A

Më: 6 maj 2023 Në ora: 17:26
Paladino e Mourinho

Seria A është tronditur këtë javë nga dëmtimi që u dha për mbrojtësin e Monzës, Armando Izo, i cili u dënua me 5 vite burg si i përfshirë në trukimin e një ndeshje të Serisë B në bashkëpunim me disa përfaqësues të kamorrës në vitin 2014.

Një situatë e pazakontë për futbollistin i cili ka qenë rregullisht në fushën e lojës, i cili ka marrë mbështetje nga klubi i Monzës që e ka mbrojtur edhe publikisht.

Vetë trajneri i tij, Rafaele Paladino, ka folur sot për futbollistin duke mbështetur idenë se ai është i pafajshëm.

“Me të kam një raport njerëzor fantastik, është një djalë i pabesueshëm me vlera njerëzore të jashtëzakonshme. Jemi miq dhe ka vlerësim të ndërsjellë, kur ekziston miqësia, gjithçka është më e lehtë.

Ai është një person i vërtetë dhe i jemi pranë për atë që po i ndodh në këto momente.

Ai është personi i cili udhëheq dhomat e zhveshjeve, një person rrezatues që jep gjithmonë maksimumin me buzëqeshje. Jam i sigurt se që nga ky moment e deri në fund ai do të vazhdojë që të bëjë gjithmonë e më mirë”, tha trajneri për futbollistin i cili ka apeluar vendimin që u dha kundër tij nga Gjykata e Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat