Rashica dëshiron të qëndrojë te Galatasaray

Futboll

Rashica dëshiron të qëndrojë te Galatasaray

Më: 6 maj 2023 Në ora: 14:03
Milot Rashica

Milot Rashica, i cili erdhi në formë huazimi në Galatasaray nga Norwich në ditët e fundit të merkatos së verës, arriti të fitojë në një kohë të shkurtër vlerësimin si nga klubi, ashtu edhe nga tifozët.

Futbollisti nga Kosova, i cili thuajse rilindi pas aventurës së tij në Angli, u bë njëri nga futbollistët e preferuar nga tifozët e Galatasarayt. 

Rashica duket shumë i kënaqur me Galatasarayn.

“Jam shumë i lumtur këtu. Jemi të fokusuar në kampionat dhe dua të kontribuoj për ekipin tim në nivelin më të lartë. Prioriteti im është të qëndroj në Galatasaray.

Nuk dua të vlerësoj ofertat e tjera për momentin”, tha 26-vjeçari për median turke, Fanatik.

Drejtuesit verdhekuq po tentojnë të blejnë kartonin e Rashicës pa pritur përfundimin e sezonit. 

Mësohet se shuma që duhet të paguajnë për shërbimet e yllit tonë është rreth 5 milionë euro.

Rashica ka gjashtë gola e pesë asistime në 26 paraqitje këtë edicion me Galatasarayn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat