Pioli: Me Lacion, përballje vendimtare

Futboll

Pioli: Me Lacion, përballje vendimtare

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:05
Pioli

Pankina numër 450 për Stefano Pioli në Serië A ishte ajo ndaj Kremonezes.

Pavarësisht situatës, ai kuqezi sot ndaj Lazios do të bëhet trajneri i shtatë që e kalon këtë kufi në periudhën që fitorja në Serinë A vlen tri pikë. Sidoqoftë, në mendjen e 57-vjeçarit është vetëm ndeshja e sotme në orën 15:00, e këtë e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp.

A është e detyrueshme fitorja me Lazion?

"Është një ndeshje vendimtare dhe një etapë shumë e rëndësishme, pasi nga tani e deri në fund na duhen sa më shumë pikë.

Kritikat ndaj nesh janë deri diku pa kuptim, pasi rrotacioni nuk është rastësor dhe unë e di se ç’bëj", ka thënë Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat