Tirana përballet me Teutën

Futboll

Tirana përballet me Teutën

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:33
Tirana

Kategoria Superiore në futbollin shqiptar do të luajë sot ndeshjet e vlefshme për raundin e 32-të.

Dita do të nisë me dy ndeshje në orën 14:00. Egnatia do të presë në shtëpi Bylisin, me rrogozhinasit të cilët duan të ruajnë pozicionin në zonën e Evropës, por do ta kenë të vështirë pasi ballshiotët do të luajnë me të gjitha forcat për të tentuar të dalin jashtë zonës së kuqe në të cilën ndodhen.

Aktualisht Egnatia ndodhet në vendin e tretë me 46-të pikë, ndërsa Bylisi në vendin e nëntë me 33 pikë.

Sfida tjetër e kësaj ore do të jetë ajo mes Kastriotit dhe Vllaznisë. Shkodranët besojnë ende te një tentativë e mundshme për t’u pozicionuar në në vendin e tretë. Nga ana tjetër, krutanët ndodhen në një pozicion mjaft të vështirë, pasi ndodhen në vendin e fundit me 31 pikë, ndërsa Vllaznia pozicionohet në vendin e pestë me 42 pikë, 4 më pak se vendi i tretë.

Në orën 15:00, Laçi do të presë në shtëpi Erzenin. Peshorja anon te një te kurbinasit për të qenë favoritë, ndërsa Erzeni luan për të tentuar një shkëputje nga vendet e fundit. Laçi ndodhet në vendin e katërt me 43 pikë, 3 më pak se Egnatia e vendit të tretë, ndërsa Erzeni në vendin e shtatë me 38 pikë.

Partizani-Kukësi do të jetë një ndeshje tepër emocionuese dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat do të përballen ditën e sotme në orën 18:00.

“Demat e Kuq” duan të provojnë ende të ushtrojnë presion mbi Tiranën kryesuese. Nga ana tjetër, verilindorët do të bëjnë maksimumin e tyre për të dalë nga zona e kuqe. Partizani ndodhet në vendin e dytë aktualisht me 54 pikë, 5 më pak se Tirana, ndërsa Kukësi në vendin e tetë me 37 pikë, 1 më pak se zona e shpëtimit.

Teuta-Tirana do të jetë një tjetër sfidë interesantë në orën 18:00. Durrsakët do të kërkojnë të dalin me pikë nga shtëpia, për të mos rrezikuar “zhytjen”. Ndërsa Tirana sigurisht lufton për pikë për të blinduar vendin e parë. Teuta ndodhet në vendin e gjashtë me 39 pikë, ndërsa Tirana në krye të tabelës me 59 pikë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat