Furia Haaland, trajneri “veteran” i prerë

Futboll

Furia Haaland, trajneri “veteran” i prerë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:11
Haaland

Sam Allardyce debuton sot në stolin e Leeds United në ndeshjen më të vështirë: përballë Manchester City në “Etihad”. Sfidë që fillon prej orës 16:00.

Misioni më i vështirë për djemtë e Allardyce, të cilët po luftojnë për të qëndruar në Premier League, do të jetë frenimi i Erling Haaland.

“Gjithçka rrotullohet rreth furnizimit me topa që merr Haaland.

Ne duhet t’i ndalojmë topat që shkojnë drejt tij. Duhet ta markojmë mirë atë gjigant, duhet t’ia kufizojmë shanset për gol.

Duhet të provojmë ta bëjmë një gjë të tillë. Nuk duhet të humbasim përqendrimin për asnjë moment. Duhet të zbresim në fushë dhe të synojmë që të topi të mos shkojë te Haaland”, deklaroi Allardyce.

22-vjeçari norvegjez po thyen rekord pas rekordi në Angli.

Edhe pse ky është sezoni i tij i parë me Manchester City, Haaland ia ka dalë të shënojë 51 gola në total, nga të cilët 35 në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat