E kërkonte Milani, sulmuesi që i mori vendin Rei Manajt firmos

Futboll

E kërkonte Milani, sulmuesi që i mori vendin Rei Manajt firmos

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:20
Pamje nga një ndeshje

Milani ka humbur sot një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës. Maldini dhe Masara ndiqnin prej muajsh me interes futbollin anglez, pasi kishin piketuar atje një emër shumë premtues për sulmin.

Zhoao Pedro, braziliani 21-vjeçar i Uotford ishte kthyer në objektivin kryesor të kuqezinjve, të cilët shihnin te ai një lojtar që mund të bënte diferencën në rreshtimin e skuadrës së Piolit. Por kuqezinjtë, nuk kanë qenë në gjendje që të luftojnë me milionat që gjeneron aktualisht futbolli britanik.

Sulmuesi i cili këtë vit ishte kthyer në titullar fiks te Uotford pas mungesës për dëmtim dhe më pas larigmti të Rei Manajt, është zyrtarizuar sot si blerja më e re e Brajtonit.

Klubi ku trajner është “milanisti i deklaruar” Roberto De Zerbi, nuk ka pritur merkaton e verës për të mbyllur marrëveshjen dhe ka gjetur shpejt akordin me palët.

Zhoao Pedro ka firmosur deri në qershorin e vitit 2028, ndërsa mediat angleze insistojnë se për kartonin e tij janë paguar rreth 35 milionë euro në arkat e klubit të kategorisë së dytë angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat