Neymar në radarin e skuadrës angleze

Futboll

Neymar në radarin e skuadrës angleze

Më: 5 maj 2023 Në ora: 17:13
Neymar

Newcastle United po mendon për transferimin e yllit brazilian, Neymar. 

Sipas "90min", kualifikimi i Newcastle në Champions League që duket i mundshëm ka bërë që pronarët sauditë të "Magpies" të mendojnë që ta sjellin një emër të profilit të lartë në "St James' Park".

Aktualisht te PSG nuk ka një atmosferë pozitive si pasojë e rezultateve në tri ndeshjet e fundit, sa që e mërkura ka parë edhe protesta të tifozërisë që kanë kërkuar largimin e brazilianit.

Neymar, i cili aktualisht është jashtë fushës pas lëndimit, në kampionat këtë sezon, ka shënuar trembëdhjetë gola dhe ka dhënë njëmbëdhjetë asistime.

Braziliani ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij me klubin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat