Blend Baftiu `Ylli i Javës` në Superligë

Futboll

Blend Baftiu `Ylli i Javës` në Superligë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 15:37
Blend Baftiu

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Drita, Blend Baftiu. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Naser Bunjaku, Luan Tabaku dhe Skender Kapra.

Komisioni vlerësoi se Baftiu ishte lojtari më i spikatur në fitoren tejet të rëndësishme që Drita e realizoi kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë (2:0). Përveç golit të realizuar, Blendi pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes. Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Drita, Blend Baftiu e ndau Albi Humolli, menaxher për zhvillim të biznesit “Albi Group”. Për Blend Baftiu ky ishte çmimi i parë në këtë edicion. Ai u shpreh i lumtur dhe falënderues për bashkëlojtarët dhe për tifozët ‘Intelektualët’.

“Jam shumë i lumtur për çmimin, i cili do të jetë motiv shtesë për ndeshjet e fundit të këtij edicioni.

Për këtë i falënderoj bashkëlojtarët, pa të cilët kjo nuk do të ishte e mundur, por në veçanti jam i lumtur për fitoren e arritur dje kundër Llapit.

Një fitore shumë e rëndësishme për vazhdimësinë drejt qëllimit tonë, e që është titulli kampion. I falënderoj edhe tifozët tanë ‘Intelektualët’ për mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë gjatë gjithë vitit, e sidomos në takimin e djeshëm.

Shpresoj dhe besoj se edhe të dielën kundër Ballkanit, që ndoshta është edhe ndeshja më e rëndësishme e kampionatit, të jemi triumfues. Drita FC si me organizim, ashtu edhe me fondin e futbollistëve është skuadër që e meriton titullin e kampionit në këtë edicion”, ka theksuar Blend Baftiu për faqen zyrtare të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat