Kevin de Bruyne është gati për gjysmë-finalen ndaj Real Madrid

Futboll

Kevin de Bruyne është gati për gjysmë-finalen ndaj Real Madrid

Më: 5 maj 2023 Në ora: 14:40
Kevin de Bruyne e Pep Guardiola

Manchester City është duke kaluar një formë fantastike, ku përveç se nuk njohin humbje që prej 5 shkurtit, “qytetarët” janë i vetmi klub në 5 kampionatet kryesore evropiane që është ende në gjendje për të fituar “tripletën” e famshme, kampionatin, kupën dhe Champions League.

Përveç arritjes në gjysmë-finalet e FA Cup e Champions League, djemtë e Guardiolas shpërfytyruan me rezultatin e thellë 4 me 1, “topçinjtë” e Arsenal në “Etihad Stadium”, me “arkitektin” belg të mesfushës, Kevin de Bruyne që ishte protagonisti kryesor me 2 gola dhe 1 asist në “finalen e parakohshme” për titullin e Premier League.

Mirëpo, në atë ndeshje, sipas mediave britanike De Bruyne mori një dëmtim të lehtë dhe ishte në dyshim për sfidën e parë gjysmë-finale ndaj “galaktikëve” të Real Madrid, sfidë kjo që do të zhvillohet mbrëmjen e së martës në mitikun “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë gjithçka është kthyer si më parë, me “liderin” e Manchester City në fushën e blertë që do të jetë totalisht i gatshëm për sfidën e së martës, sfidë që mund të quhet me plot goja “më e rëndësishmja” e sezonit, me “qytetarët” që nuk kanë arritur kurrë të ngrenë torfeun e Champions League dhe me një super Haaland në majën e sulmit ndoshta ky do të jetë viti i së vërtetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat