Osimhen: Nuk e harroj atë mbrëmje tetori

Futboll

Osimhen: Nuk e harroj atë mbrëmje tetori

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:53
Victor Osimhen

Victor Osimhen shënoi një gol historik përballë Udineses, që nisi festën e lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe tifozëve të Napolit.

Barazimi 1-1 u mjaftoi djemve të Spallettit për t’u zyrtarizuar kampionët e rinj të Italisë.

Bomberi nigerian, i cili kryeson renditjen e golashënuesve (22), tregon momentin dhe ndeshjen kur ai dhe shokët e tij nisën të besonin realisht te fitimi i titullit.

Ishte 23 tetori i vitit të kaluar. Napoli përballej në “Olimpico” kundër Romës, sfidë që u vendos nga goli i Osimhen në minutat e fundit.

“Ky është një emocion fantastik, kemi pritur shumë vite për t’i sjellë Napolit titullin kampion.

Më në fund ia dolëm. Nuk do e harrojmë kurrë këtë ditë të bukur.

Në fillim të sezonit nuk na cilësonin favoritë. Askush nuk besonte te ne, por ia dolëm të bashkuar. 

Nuk di ta shpjegoj këtë ndjesi, thjesht është e mrekullueshme. Le ta shijojmë këtë moment dhe të festojmë me tifozët tanë.

Në ‘Olimpico’ e kuptuam që mund ta fitonim titullin. Luanim përballë Romës, një skuadër e fortë ndaj së cilës luftuam deri në fund dhe fituam.

Atje u bindëm se kishim çdo kartë në rregull për t’u shpallur kampionë. Ia dolëm falë mentalitetit të grupit”, u shpreh për Dazn 24-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat