Edhe një vit bask

Futboll

Edhe një vit bask

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:37
David Silva

David Silva ishte afër Lazios verën e vitit të kaluar, por mesfushori i avancuar zgjodhi të rikthehej në La Liga.

37-vjeçari i dha fund aventurës 10-vjeçare me Manchester United dhe firmosi me Real Sociedad.

2 gola dhe 5 asiste numëron Silva me skuadrën baske, që pothuajse ka siguruar një biletë në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Një ndër mesfushorët më të talentuar të brezit të tij, ka rinovuar me një tjetër vit me Sociedadin.

Drejtuesit e vlerësojnë, trajneri e cilëson të rëndësishëm për skemat e tij, ndërsa tifozët e duan.

Silva do të jetë pjesë e baskëve edhe sezonin e ardhshëm, aty ku do të shijojë aventurën në Champions me Real Sociedad.

“Ndihem shumë rehat këtu, si familja ime ashtu edhe unë. Edhe skuadra po ecën shumë mirë, kështu që të gjitha këto janë gjëra pozitive.

Më duhet të jem i sinqertë: ndihem shume mire fizikisht. Jam i lumtur për rinovimin”, deklaroi David Silva, i cili ka fituar Botërorin dhe Europianin (2x) me Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat