PSG dhe Arsenali “përplasen” për anësorin e Crystal Palaces

Futboll

PSG dhe Arsenali “përplasen” për anësorin e Crystal Palaces

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:17
Pamje nga një ndeshje

PSG dhe Arsenali “përplasen” për anësorin e Crystal Palaces!

PalacesMe Mesin dhe Nejmarin në prag largimi nga “gjigandët” e PSG-së, kampionët francezë janë të detyruar të bëjnë transferime të reja në repartin ofenziv dhe ndryshe nga herët e tjera, duket se presidenti Al-Khelaifi kërkon të nënshkruajë me talenta.

Në bazë të raportimeve të mediave britanike, në “lupën” “pariziene” ka rënë anësori i talentuar i Crystal Palaces, Majkël Olise, me 21-vjeçarin që përveç PSZH-së, është “nën vëzhgim” edhe nga “topçintjë” e Arsenalit.

Kartoni i tij kushton vetëm 25 milionë euro, teksa ende asnjë nga klubet nuk ka nisur kontaktet e parë për nënshkrimin me anësorin, i cili ka shkëlqyer këtë sezon, teksa ka arritur të shënojë 2 herë dhe të dhurojë 9 asiste në 33 ndeshjet e deri më tanishme të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat