Nuk luhet finalja në Strumicë por në Shkup mes Struga Trim Lum dhe Makedonija GP

Futboll

Nuk luhet finalja në Strumicë por në Shkup mes Struga Trim Lum dhe Makedonija GP

Nga: K. G. Më: 4 maj 2023 Në ora: 20:38
Kupa e Maqedonisë

Gjithçka është e qartë se ku do të luhet finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, mes skuadrës shqiptare Struga Trim Lum dhe asaj maqedone Makedonija GP.

Më parë u caktua që finalja të luhet në Strumicë më 20 maj por ajo zhvendoset në Shkup përkatësisht në stadiumin “Petar Milloshevski”.

Kjo është bërë për shkak të fushës tmerrësisht të keqe në stadiumin në Strumicë, por edhe për shkak të një sërë mangësive të tjera që ka stadiumi.

Struga Trim është shumë afër titullit të kampionit por synon edhe Kupën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat