Sonte, finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futsall

Futboll

Sonte, finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futsall

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:16
Pamje nga një ndeshje

Sot (e enjte) është paraparë të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futsall, ku do të ndeshen Prishtina 01 dhe Liqeni.

Klubi kryeqytetas dhe ai drenicas janë gati për finalen e madhe, e cila pritet të zhvillohet sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nga ora 20:00.

Lideri aktual i kampionatit, Prishtina 01 dhe kampioni në fuqi, Liqeni, janë dy nga skuadrat kryesore të futsallit të Kosovës dhe spektakli do të jetë i garantuar në këtë finale.

Prishtina 01 dhe Liqeni janë përballur dy herë kundër njëra-tjetrës në edicionin aktual të futsallit të Kosovës. Të dyja ndeshjet i ka fituar thellë Prishtina 01 – njërën me rezultat 5-1, ndërsa tjetrën 5:2.

Ndryshe, prishtinasit deri në finale patën rrugë relativisht të vështirë duke eliminuar rivalët lokal, FC Prishtinën, mitrovicasit e Trepçës dhe Malishevën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat