Mourinho mund të marrë drejtimin e PSG-së

Futboll

Mourinho mund të marrë drejtimin e PSG-së

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:06
Mourinho

Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain nga sezoni i ardhshëm.

Raportet nga Franca tashmë janë shtuar rreth një kalimi eventual të teknikut portugez në “Parkun e Princave”.

Mourinho bëri punë të mirë me Romën, duke e fituar Ligën e Konferencës edicionin e kaluar, kurse është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës këtë edicion.

Trajneri aktual i PSG-së, Christophe Galtier nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe mund të largohet nga klubi parisien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat