Vavalis i lumtur me fitoren: Rëndësi kanë tre pikët

Futboll

Vavalis i lumtur me fitoren: Rëndësi kanë tre pikët

Më: 4 maj 2023 Në ora: 18:53
Drita

Akil Vavalis ka marrë fitoren e dytë në krye të Dritës në po aq ndeshje sa e ka udhëhequr klubin.

Trajneri grek është shprehur shumë i lumtur me fitoren në Podujevë, duke thënë se nuk e nisën mirë, por rëndësi kanë vetëm tre pikët.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Nuk kemi nisur mirë, në 20, 25 minutat e parë nuk kemi reaguar ashtu si duhej. Në përgjithësi pjesa e parë nuk ishte ajo që kemi pritur.

Në pushim kishim kohë të mjaftueshme për të folur dhe kemi reaguar në pjesën e dytë.

I kemi shënuar dy gola dhe kemi arritur fitoren”.

“Këto janë ndeshje që duhen fituar, pavarësisht se a luan mirë. Por mund të them se pjesa e dytë ishte e mahnitshme”.

Ai tutje ka falënderuar edhe tifozët duke thënë se i dhanë shtytje të madhe ekipit drejt fitores.

“I falënderoj ‘Intelektualët’, ishin lojtari ynë i 12-të. Kemi tifozë të shkëlqyer”, ka thënë Vavalis.

“Gjëja më e rëndësishme nuk është të dalësh në krye, por të qëndrosh atje pasi të gjithë duan që të largojnë. Jam i kënaqur me lojtarët e mi dhe pres që të dielën të arrijmë rezultat të mirë”, ka shtuar Vavalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat