Daja: Në Gjilan do të luajmë për gjithçka ose asgjë

Futboll

Daja: Në Gjilan do të luajmë për gjithçka ose asgjë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 18:30
Daja

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 përballë Prishtinës.

Në fakt vendasit kanë shmangur humbjen në kohën shtesë falë një goli të vonshëm nga Albion Rrahmani.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë pas ndeshjes se dominuan kundërshtarin duke krijuar shumë raste të mira shënimi.

“Bëmë golin në minutën e fundit, por kjo nuk ishte loja.

Kishim shumë raste. Nëse do t’i realizonim, do të ishim më të qetë. 180 minuta, duke futur edhe lojën e kaluar, kundërshtarët vijnë nga një herë te porta dhe marrim dy gola. Ne kishim shumë raste të humbura sot.

Por krenohemi me lojën që luajmë dhe me tifozët që kudo që jemi, në shtëpi apo mysafir, stadiumi është i mbushur me shikues.

Pas tre ditësh do të luajmë në Gjilan me një kundërshtare si Drita që është tre pikë para nesh”, ka thënë Daja.

Tutje Daja ka thënë se në ndeshjen e fundit ndaj Dritës do të luajnë gjithçka.

“Një nga komponentët e futbollit është edhe komponenti psikologjik. Nuk është e lehtë ta komandosh pjesën e parë dhe të pësosh gol në minutat shtesë të pjesës së parë.

Edhe lojtarët janë njerëz. Në fillim të pjesës së dytë nuk u organizuam mirë në aspektin ofensivë, kundërshtari u kthye në mbrojtje.

Por mentaliteti i fituesit që ka ekipi, shkoi deri në fund për golin e barazimit. Barazimi na jep shansin të përballemi direkt me kundërshtarin ku shkojmë për të marrë gjithçka ose asgjë”, tha Daja.

Aktualisht Drita ndodhet në vendin e parë me 66 pikë, tre më shumë se Ballkani në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat