Roma - Inter i besohet arbitrit të polemikave

Futboll

Roma - Inter i besohet arbitrit të polemikave

Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:12
Mourinho e Mareska

Roma-Inter është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave në kampionatin italian.

Dy skuadrat kanë objektiv pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve dhe diferenca e pikëve mes tyre, është shumë e ngushtë.

Ndërkohë, për këtë ndeshje është vendosur edhe arbitri që do të ndaj drejtësinë.

Fabio Mareska është personi të cilit i është besuar ky takim i rëndësishëm, megjithatë është një emër që nuk i sjell kujtime të bukura asnjërës skuadër.

Si trajneri Mourinho, ashtu edhe ish-trajneri Conte e akuzonin në ndeshjet që skuadrat e tyre humbisnin pikërisht kur arbitër ishte Mareska dhe si për ironi të fatit, të dyja ndeshjet ndaj Udinezes.

“Udineze është klub i zgjuar, di të ndikojë në arbitra”, akuzonte pas ndeshjes Murinjo kur skuadra e tij mundej 4-0. Ndërkohë, Konte shprehte pakënaqësi në ndeshjen e Interit ndaj Udinezes, ku tekniku i Interit merrte karton të kuq. “Je gjithmonë ti Mareska… eh. Je gjithmonë ti, Mareska. Edhe në VAR, je gjithmonë ti. Bravo Mareska”, shprehej Konte.

Në ndeshjet e mëparshme Roma ka një rekord prej 14 ndeshjesh me Mareska si arbitër, me gjashtë fitore, pesë barazime dhe tre humbje me Tre takimet e fundit janë: Roma-Juventus 1-0, Udinese-Roma 4-0, Roma-Milan 1-2. Interi ka një bilanc prej 14 ndeshjesh me arbitrin Mareska 8 fitore, tre barazime, tre humbje.

Tre takimet e fundit të zikaltërve: Inter 0-1 Fiorentina, Sampdoria 0-0 Inter, Milan 0-3 Inter (Superkupa e Italisë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat