Ballkani pret Prishtinën, formacionet zyrtare

Futboll

Ballkani pret Prishtinën, formacionet zyrtare

Më: 4 maj 2023 Në ora: 14:22
Pamje nga një ndeshje

Ballkani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi është nikoqir i klubit më të trofeshëm në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e qytetit” në Therandë me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas një barazimi me Dukagjinin dhe synon t’i kthehet fitores për ta rikthyer pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Debatik Currit gjithashtu vjen nga një barazim me Llapin dhe synon të mos humb në këtë udhëtim të vështirë, për të mbetur në pozitat që e dërgojnë në garat evropiane.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Emerllhu, Zyba; Korenica, Rrahmani, Gripshi;

Prishtina:Kolaj; Bytyqi, Pllana, Belica, Mici; Hamiti, Useini; Pefqeli, Krasniqi, Hyseni; Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat