Si e feston Haaland rekordin unik?

Futboll

Si e feston Haaland rekordin unik?

Më: 4 maj 2023 Në ora: 11:40
Erling Haaland

Erling Haaland shënoi sërish për Manchester City, për të 51-n herë gjatë këtij sezoni që nuk ka përfunduar ende.

Bomberi norvegjez realizoi golin e dytë në suksesin 3-0 ndaj West Ham, që riktheu skuadrën e Pep Guardiolës në krye të Premier League.

35 gola numëron 22-vjeçari në sezonin e parë në Premier League, duke vendosur rekordin e radhës.

Ky është numri më i madh i golave që ka realizuar një lojtar gjatë një sezoni të vetëm në kampionatin anglez.

Haaland parakaloi Andrew Cole dhe Alan Shearer, të cilët shënuan nga 34 gola në sezonet 1993-94 dhe 1994-95.

“Jam shumë i lumtur për rekordin, por nuk e mbaj mendjen te rekordet e radhës. Sepse çmendem dhe shpërqendrohem.

Unë po mendoj për ndeshjen ndaj Leeds United dhe si të fitojmë 3 pikët e radhës.

Do të shkoj në shtëpinë time dhe do të luaj disa video lojëra. Do të ha diçka dhe më pas do të fle.

Çfarë video lojërash luaj? Nuk ua tregoj dot njerëzve, është shumë e turpshme”, theksoi Erling Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat