Gati projektet për stadiumin e ri të Durrësit, Duka: Do të jemi vendi më i mirë në rajon

Futboll

Gati projektet për stadiumin e ri të Durrësit, Duka: Do të jemi vendi më i mirë në rajon

Më: 4 maj 2023 Në ora: 11:18
Duka

Ditën e sotme është zhvilluar Konkursi Ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit, ku 3 studio të arkitekturës garojnë së bashku për të marrë në dorë ndërtimin e tij. “51N4E” (Belgjikë),

“Bjarke Ingles Group” (Danimarkë) dhe “MRVDV” (Holandë), janë tre kompanitë të cilat duan të marrin përsipër këtë projekt.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është pjesë e jurisë që do të përzgjedhë projektin fitues.

Kreu i FSHF-së shprehu bindjen e plotë se me investimet e reja Shqiptëria do të bëhet vendi me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.

“Jam vërtetë shumë i kënaqur që jam këtu mes jush, jo vetëm për faktin që do të lancojmë një projekt për futbollin, por edhe për faktin që jam në qytetin tim. Pra jam dy herë i kënaqur që ky projekt është në qytetin tim.

Durrësi mbase e meritonte shumë më parë një investim të tillë, por asnjëherë nuk është vonë dhe unë mendoj që me iniciativën që është marrë nga Kryeministri në këtë stacion të dytë, sepse i pari ishte Korça dhe i treti do të jetë Vlora në këtë tur, ne plotësojmë infrastrukturën sportive të futbollit të luajtur në Shqipëri.

Nuk është hera e parë që e them, por dua ta përsëris dhe jam krenar për këtë gjë, që ne me përfundimin e këtyre tre stadiumeve do të jemi vendi më i mirë në rajon sa i përket infrastrukturës sportive të futbollit”, tha ndër të tjera Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat