Lazio shtyn festën e Napolit, Milan dhe Roma zhgënjejnë

Futboll

Lazio shtyn festën e Napolit, Milan dhe Roma zhgënjejnë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Napoli duhet të mos humbasë nesër kundër Udineses për ta festuar titullin e tretë në Serie A, pasi Lazio mundi sonte Sassuolo 2:0, për të shtyrë festën në Napoli, së paku për 24 orë.

Nëse Lazio nuk do të kishte fituar në ‘Olimpico’, Napoli do të ishte kampion që sonte. Felipe Anderson e çoi Lazion në epërsi në minutën e 15-të, por paqartësia e ndeshjes zgjati deri në minutën e 92-të, kur Toma Basic dyfishoi epërsinë.

Në ndeshjet e tjera të xhiros së 33-të të Serisë A, Interi “shpartalloi” Veronën 6-0, derisa shpresat e Milanit dhe Romës për një vend në Ligën e Kampionëve po zhduken ngadalë pas barazimeve të papritura.

Milani mezi shpëtoi një pikë në shtëpi kundër skuadrës së 19-të në renditje, Cremoneses, ndërsa Roma luajti 1:1 edhe në Monza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat