Edhe Chelsea në ndjekje të yllit të Lilles, londinezët bëjnë gati ofertën

Futboll

Edhe Chelsea në ndjekje të yllit të Lilles, londinezët bëjnë gati ofertën

Më: 3 maj 2023 Në ora: 13:57
Jonathan David

Chelsea raportohet se është i interesuar për transferimin e Jonathan David e Lilles.

‘Blutë’ e Londrës sipas medieve franceze, i kanë hyrë garës për asin e skuadrës së Lilles, i cili kërkohet edhe nga Manchester United dhe Tottenhami.

“L'Equipe” shkruan treshja e Premier Leagues janë pretendentë për të nënshkruar me sulmuesin e skuadrës franceze këtë verë.

Chelsea thuhet se është e gatshme t’ia ofrojë Lilles 57 milionë funte për të bërë të vetin David-in.

Ylli i Lilles këtë sezon të garave, ka shënuar 21 gola në 31 ndeshje të zhvilluara në Ligue 1, dhe vetëm Kylian Mbappe i PSG-së, ka realizuar gola më shumë së David, i cili duket se preferon transferimin në një klub më të madh se Lille, veçmas në ndonjë skuadër që luan rregullisht në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat