Guardiola: Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin

Futboll

Guardiola: Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:07
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për krahasimet e fundit mes Lionel Messit dhe Erling Haaland.

Guardiola tha se asnjë lojtar nuk mund të krahasohet me Messin, pasi që ai është futbollisti më i kompletuar që trajneri spanjoll ka parë ndonjëherë, raporton KosovaPress.

“Messi/Haaland? Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtarë me Messin, Leo është futbollisti më i kompletuar që unë e kam parë ndonjëherë”, tha Guardiola.

“Vizioni, pasimet, shpirti garues, shumë gjëra... Shpresoj që Haaland mund të jetë afër Messit, do të ishte fantastike për ne”, tha më tej tekniku spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat