Ferizaj syçelë, gabimi nuk i falet

Futboll

Ferizaj syçelë, gabimi nuk i falet

Nga: K. G. Më: 2 maj 2023 Në ora: 23:10
Ferizaj

Ferizaj është syçelë për ndeshjen e nesërme kundër Drenicës nga Skenderaj.

Është ndeshje e vlefshme e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës,.

Ferizajasit janë të vetëdijshëm se gabimi më i vogël nuk i falet, ndërsa Drenica përkundër se ka rënë nga liga, nuk vjen me flamur të bardhë. 

Ferizaj renditet në vend të nëntë me 31 pikë dhe Drenica në fund me 23 sosh.

“Nesër nga ora 15:00, e presim si vendas, KF Drenicën, në njërin prej takimeve më të rëndësishme e më përcaktuese të sezonit. 

Ndeshje të shumta e emocione të pafundme, diçka që vetëm klubi jonë i zemrës di të na dhurojë. Jemi në 5 ndeshjet e fundit dhe asgjë s’ka përfunduar.

I kemi para vetës edhe 5 finale, secila më e rëndësishme se tjetra e secila e varur nga njëra-tjetra. 

Ne besojmë se duke filluar nga nesër, treni ynë fuqishëm do vazhdojë deri në stacionin e fundit, arritjen e objektivit.

Të dashur ultras ‘Ujqi’ dhe ju tifozë të klubit, nesër ju duhet të jeni aty e të bëheni forca e motivi shtesë. Në një ndeshje si ajo e nesërmja nuk ka se si të mungohet sepse rëndësia është e madhe. 

Ju mirëpresim, me besimin e përbashkët për të rrugëtuar sigurt drejt objektivave tona!”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat