Manchester United bën gati 80 milionë euro

Futboll

Manchester United bën gati 80 milionë euro

Më: 2 maj 2023 Në ora: 21:53
Logo e Manchester United

Lautaro Martinez së fundmi ka përfunduar në listën e dëshirave të Manchester United.

Lajmi raportohet nga Football Insider sipas të cilit anglezët janë gati të ofrojnë 80 milionë euro për sulmuesin e Inter.

Veç të tjerash argjentinasi i pëlqen së tepërmi trajnerit të United Ten Hag, që e konsideron Lautaron si lojtarin ideal për sulmin e tij, sidomos duke parë vështirësinë për të arritur te Harry Kane i Tottenham, të cilin Spurs e vlerësojnë 115 milionë euro.

Zikaltërit natyrisht nuk kanë ndër mend të privohen nga Lautaro me të cilin kanë një kontratë deri në 2026 të rinovuar një vit e gjysmë më parë.

Pa të ardhurat e Champions, Interi mund të detyrohet të sakrifikojë ndonjë nga lojtarët e rëndësishëm, Lautaro për të thënë të vërtetën nuk është në këtë listë, por gjithsesi situata financiare mund të detyrojë zikaltërit të shikojnë ofertë.

Me siguri 80 milionët e ofruar nga Djajtë e Kuq nuk do të konsideroheshin mjaftueshëm për një lojtar që edhe këtë vit është në kuotën e 21 golave dhe 8 asiste duke përfshirë kampionatin, Champions dhe Kupën e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat