Për pankinën e Tottenham futet në “garë” dhe strategu holandez

Futboll

Për pankinën e Tottenham futet në “garë” dhe strategu holandez

Më: 2 maj 2023 Në ora: 19:35
Arne Slot

Pas një sezoni të vështirë, “londinezët” e Tottenham janë gati të nisin çdo gjë nga e para sezonin e ardhshëm dhe ndryshimi i parë brenda klubit është gjetja e një trajneri të ri, i cili duhet të sjellë në “Tottenham Stadium”, qetësinë dhe harmoninë brenda skuadrës.

Sipas mediave britanike, në “pole position” për postin e teknikut te Tottenham është ish-trajneri i Bayern Munih, Julian Nagelsmann, mirëpo ditët e fundit po qarkullon dhe një emër i ri që do të jetë “rivali” i gjermanit për vendin e punës.

Bëhet fjalë për “numrin 1” të pankinës së Feyenoord, hollandezin Arne Slot, i cili deri më tani ka shkëlqyer me drejtimin e hollandezëve, teksa vitin e shkuar siguruan finalen e madhe të Conference League, ndërsa këtë sezon arritën në çerek-finalet e Europa League, si dhe kanë arritur titullin kampion të Kampionatit holandez të futbollit, Eredivise.

Deri më tani, klubi nuk ka treguar se në çfarë faze janë bisedimet me të dy trajnerët dhe pritet që emërimi i teknikut të ri të vijë pas përfundimit të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat