Lampard para sfidës me Arsenalin

Futboll

Lampard para sfidës me Arsenalin

Më: 2 maj 2023 Në ora: 13:24
Lampard

Arsenal-Chelsea, është supersfida e sontme që luhet në ‘Emiratës’ në kuadër të Premier Leagues.

Kjo sfidë pritet të sjellë një duel tejet interesante jo vetëm për shkak të rivalitetit që ekziston mes këtyre dy skuadrave më nam në Angli, por edhe për faktin se pikët nga kjo ndeshje janë të rëndësishme për të dy skuadrat.

Në prag të derbit mes ‘Topçinjve’ dhe ‘Bluve’ të Londrës, ka folur për medie trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard.

“Ata janë një ekip fantastik dhe po bëjnë një sezon të mrekullueshëm.

Sigurisht që kanë mbetur edhe shumë ndeshje që “elementi” i rrezikut të jetë ende i pranishëm në krye të tabelës dhe në fund.

Ata patjetër qëndrojnë në garë. Manchester City ka treguar formë të jashtëzakonshme dhe ne kemi shumë respekt për këtë, por duhet të respektojmë edhe atë që Arsenali ka bërë këtë vit.

Ata ende do të besojnë se janë në luftë dhe me të drejtë”, ka thënë Lampard.

Ndeshja Arsenal-Chelsea fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat