E lavdëron Mourinho

Futboll

E lavdëron Mourinho

Më: 2 maj 2023 Në ora: 13:16
Jose Mourinho

Në një intervistë për “Sky Sports”, mesfushori i Romës, Nemanja Matiq, ka folur për aventurën e tij te skuadra italiane dhe për marrëdhënien që ka me trajnerin Jose Mourinho.

Ai e ka vlerësuar shumë trajnerin portugez: “Është një trajner fantastik, që ka fituar shumë trofe në karrierën e tij”.

“Pavarësisht kësaj, është një trajner që dëshiron ende të fitojë trofe, ndaj jam krenar që luaj për të.

Ndonjëherë nuk është ë lehtë, pasi nuk është i kënaqur dhe kërkon që t’i të përmirësohesh, por kjo gjë më pëlqen”, tha Nemanja Matic, në sezonin e tij të parë te Roma.

“Ka shumë përvojë, por s’pushon së mësuari dhe nuk ndryshon kurrë në këtë drejtim.

Gjithçka varet se çfarë gjen te lojtarët që stërvit, por punën e tij e njeh mjaft mirë. Pasi e njeh bëhet argëtues dhe jam i bindur se çdo lojtar që luan me atë do të thotë të njëjtën gjë”, u shpreh mesfushori 34-vjeçar serb.

Roma është në gjysmëfinale të Europa League dhe ka mundësinë të përsëritë suksesin e vjetshëm, kur triumfoi në Conferencë League: “Dy trofe radhazi në Europë janë të mundshme.

Ne do të bëjmë maksimumin për ta arritur këtë objektiv, pasi kemi titozët më të mirë në Itali dhe e meritojnë këtë gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat