Tuci në formacionin e javës

Futboll

Tuci në formacionin e javës

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:55
Tuci

Indrit Tuci është duke kaluar një moment mjaft të mirë në Kroaci, aty ku aktivizohet në radhët e Lokomotivës së Zagrebit.

Në ndeshjen e fundit, sulmuesi shqiptar ia doli të shënonte gol, por edhe të asistonte në barazimin 2-2 të Lokomotivës përballë Goricës.

22-vjeçari shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca teka goditja potente nuk mundi të shmangej nga portieri kundërshtar teksa ishte protagonisti kryesor për të tijtë.

Në këtë formë, Tuci është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 32-të në Kroaci duke u vlerësuar me notën 7.9.

Ky ishte goli i gjashtë në 26 paraqitje të Tucit për këtë sezon teksa sulmuesi regjistron gjithashtu edhe katër asiste duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të vlefshëm për Lokomotivën e Zagrebit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat