Arteta do fitore ndaj Chelsea

Futboll

Arteta do fitore ndaj Chelsea

Më: 2 maj 2023 Në ora: 00:17

Tek Arsenal vazhdojnë që të jenë të karikuar pas humbjes kundër rivalëve për titull. Mançester Siti, tha trajneri Mikel Arteta, që shtoi se skuadra e tij duhet që të përmirësohet që të mund të mbajë gjallë shpresat për fitimin e titullit kampion.

Sfida e radhës e “Topçinjve” do të jetë kundër Chelsea në mbrëmjen e së martës në stadiumin “Emirates”.

Arsenali humbi kreun pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore, duke përfshirë humbjen 4-1 nga City dhe barazimet me Liverpool, West Ham dhe Southampton.

Skuadra e Artetas gjendet në vendin e dytë me 75 pikë, një pas liderit City që ka një ndeshje më pak.

Ata mund të kthehen në krye me fitoren ndaj Chelsea, që gjendet në vend të 12 në tabelë pas një fushate jashtëzakonisht zhgënjyese, pavarësisht shpenzimeve rekord.

 “Tani gara për titull nuk është më në duart tona! Ajo që varet nga ne, është të përpiqemi të fitojmë ndeshjet që na kanë mbetur, dhe pjesa tjetër i takon City-t. Nuk më është dashur të merrem me gjendjen shpirtërore të lojtarëve, ata vazhdojnë që ta mbajnë zjarrin brenda vetes. Ajo që duhet të bëjmë është të harrojmë atë që ndodhi javën e kaluar, të mësojmë prej saj dhe të bëjmë mirë në derbin e Londrës që t’i rregullojmë gjërat”.

Ndërsa tekniku i përkohshëm i Chelsea, Frank Lampard, u shrpeh se suksesi i fundit i Arsenalit në Premier League mund të merret si shembull për t’i rikthyer blutë e Londrës drejt suksesit pas një fushatë zhgënjyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat