Napolitanët shkaktojnë tërmet

Futboll

Napolitanët shkaktojnë tërmet

Më: 2 maj 2023 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Tifozët e Napolit me festën e bërë në golin e Oliveiras në minutën e 62’, që i dha “të kaltërve” avantazhin e përkohshëm kundër Salernitanës shkaktuan tërmet.

Fansat e skuadrës napolitane ishin të vendosur në sheshin e lagjes “Fuorigrotta” gjatë ndeshjes së javë së 32 të Serie A.

Me avantazhin e krijuar, “të kaltrit” ishin matematikisht kampionë të Serisë A, edhe pse Dia ua prishi festën, duke barazuar në minutën e 84’.

Nga matjet që bëri ekipi i Departamentit të Strukturave për Inxhinierinë dhe Arkitekturën në Universitetin Federico II të Napolit, u regjistrua një zhurmë me efekte të ngjashme me tërmetet me magnitudë rreth 2 gradë të Shkallës Rihter.

Nga fansat u krye një lëvizje e ndryshme nga ajo e tërmetit klasik, por me të njëjtën fuqi, me një mesatare prej dy kërcimesh në sekondë për çdo tifoz në momentin e festimit.

Napolit i duhet vetëm një pikë që të mund të festojë fitimin e titullit kampion për herë të tretë në histori. Tifozët po bëhen gati për takimin e radhës në Serie A të enjten, me ekipin e Spaletit që luan në transfertë ndaj Udinezes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat