Leicester City dhe Evertoni ndajnë pikët në një sfidë dramatike

Futboll

Leicester City dhe Evertoni ndajnë pikët në një sfidë dramatike

Më: 1 maj 2023 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Leicester City dhe Evertoni kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2-2, të hënën në kuadër të javës së 34-të në Premier League.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të njohura në futbollin anglez, ka dhuruar një sfidë interesante me aksion të mira, raste të shumta dhe katër gola të shënuara.

Calvert-Leëin (15’) nga pika e bardhë zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi skuadrën mike. Shtatë minuta më vonë nikoqirët rikthehen në lojë me golin e Soyncu. Leicester me anë të Vardy (33’), gjetën edhe golin e avantazhit prej 2-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim, edhe pse vendësit kanë mundur të shënojnë edhe golin e tretë, por nga pika e bardhë dështojë Madisson (45+9’).

Lojë mjaftë të mirë ka prodhuar edhe fraksionin i dytë i kësaj superndeshje. Evertoni përmes Iëwobi (54’), barazoj shifrat në 2-2, duke ia siguruar një pikë tejet të rëndësishme skuadrës mysafire e cila gjendet në zonën e rrezikshme me 29 pikë, derisa Leicester ka 30 pikë në pozitën e 16-të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat