Ende pa marrëveshje, Rashica pritet të luajë prapë në Angli

Futboll

Ende pa marrëveshje, Rashica pritet të luajë prapë në Angli

Më: 1 maj 2023 Në ora: 13:51
Milot Rashica

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica po kalon gjënë më të bukur te Galatasaray dhe është në garë për të fituar titullin e Superligës së Turqisë që në sezonin e parë.

Skuadra turke ka pasur shumë kohë para vetës për ta kompletuar transferimin e plotë të lojtarit kosovar, por ata duket se nuk do t’i shpenzojnë 11 milionë euro dhe tashmë janë vonuar për të arritur një marrëveshje me ekipin nga Championshipi i Anglisë, Norwich City.

Ashtu siç është shkruar në media të huaja, Rashica shumë lehtë mund të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm. Skuadra që mund ta përballojë çmimin prej 11 milionë euro është ajo e Burnleyt, që tashmë ka siguruar vendin e parë në Championship dhe sezonin tjetër do të luaj në Premier.

Milot Rashica mund t’i bashkohet lojtarit tjetër “dardan”, Aro Muric në ekipin e menaxhuar nga trajneri, Vincent Kompany, i cili përveç Rashicës mund ta ketë në “peshkim” edhe Edon Zhegrovën e Lille, ku para disa dite ishte i pranishëm “live” në stadium për ta përcjellur lojtarin kosovar.

Milot Rashica tashmë në Superligën e Turqisë ka zhvilluar 22 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat