Mbrojtësi shqiptar Eneo Bitri ka shënuar një tjetër gol në kampionatin çek, me ekipin e tij Banik Ostrava.
Në minutën e 63’ të sfidës, pas një krosimi në zonë ai ka gjetur topin ku më pas e ka goditur me kokë duke trefishuar shifrat ndaj Sigma Olomuc.
Rikujtojmë që ky është goli i dytë për ish-mbrojtësin e Partizanit.
Ndërkohë ekipi i tij arriti të fitonte me rezultatin 4-1 në transfertë. Me këtë fitore, Ostrava pozicionohet në vendin e 12-të me 35 pikë.