I mohoi penalltinë që mund t’i kushtojë titullin

Futboll

I mohoi penalltinë që mund t’i kushtojë titullin

Më: 30 prill 2023 Në ora: 12:43
Pamje nga ndeshja Bochum - Dortmund

Gara e titullit në Bundesliga është më e hapur se kurrë me Borussia Dortmund që për momentin kryeson me dy pikë avantazh ndaj Bayern Munich të vendit të dytë.

Megjithatë, distanca mund të ishte edhe më e zgjeruar nëse verdhezinjtë do të kishin fituar në transfertë ndaj Bochum, aty ku u ndalën në një barazim 1-1.

Një “dorë” vendasve ja dha edhe arbitri Sascha Stegeman i cili në minutën e 65-të i mohoi një penallti të pastër Dortmund me Adeyemi që u rrëzua në zonë.

Mirëpo, Stegeman vijoi lojën duke tërbuar verdhezinjtë dhe trajnerin Edin Terzic që u ndëshkua për shkak të protestave.

Por, tashmë që kanë kaluar disa orë dhe gjykimi është më i “ftohtë”, arbitri Stegeman bën “mea culpa”, pasi e pranoi se ka gabuar dhe se do të duhej të akordonte penallti për Dortmundin.

“Ndjehem shumë keq, ndjehem si m… Nuk më zinte gjumi natën, jam i inatosur sepse nuk mora vendimin e duhur.

Duke e riparë sërish atë moment e them me bindje se ishte penallti për Dortmundin, por nuk e pashë ashtu në fushë.

Si një arbitër, unë kam të drejtën që nëj situatë ta zgjidh edhe pa ndërhyrjen e VAR-it”, u shpreh Stegeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat