Fitore e madhe e Malishevës, Drenica bie nga Superliga e Kosovës 

Futboll

Fitore e madhe e Malishevës, Drenica bie nga Superliga e Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 29 prill 2023 Në ora: 16:55
Malisheva

Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Drenicës, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Sfida është zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. 

Vendasit kaluan në epërsi por me pas mysafirët përmbysën gjithçka. 

Për Drenicën shënoi Zeka (5’) dhe për Malishevën realizuan Maliqi (7’) e Tolaj (24’).

Malisheva kthehet me tre pikë të mëdha në luftë për ekzistencë, ndërsa Drenica edhe përfundimisht bie nga Superliga e Kosovës ani se ka edhe pesë javë deri në fund që të bie perdja e kampionatit.

Kryetrajneri Bylbyl Sokoli ka arritur qëllimin me djelmoshat e tij, duke importuar pikë të plota.

Malisheva renditet në vend të shtatë me 36 pikë e Drenica në fund me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat