Sterling tregon ndjesinë pas disfatës së fundit

Futboll

Sterling tregon ndjesinë pas disfatës së fundit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:42
Rahem Sterling

Rahem Sterling ishte transferimi i parë i Chelseat në epokën e presidentit të ri, Todd Boehly.

Sulmuesi i afruar me bujë nga Manchester City, i kushtoi arkave të “Bluve të Londrës” plot 56 milionë euro, por edhe ai si pjesa tjetër e transferimeve nuk ka mundur të përmbushë pritshmëritë duke shënuar vetëm katër gola në Premier League.

Së fundmi, 28-vjeçari flet në lidhje me paraqitjen e tij personale me Chelsean, por edhe për skuadrën në tërësi teksa thekson se pas disfatës së fundit me Brentford, lojtarët ishin të shokuar në dhomat e zhveshjes.

“Ndonjëherë gjatë karrierës përballesh edhe me situata të vështira.

Nuk më kishte ndodhur gjatë karrierës të isha në këtë pozitë, megjithatë duhet ta përdor si mësim.

Mua më pëlqejnë sfidat. Pas humbjes së fundit ishim të nevrikosur dhe të zhgënjyer.

Ka raste që kur humbasim jemi shumë të trishtuar dhe u drejtuam për në dhomat e zhveshjes me kokën ulur. Më pas aty nuk kishte fjalë, ishim të gjithë me sytë nga tavani, të zhgënjyer tërësisht.

Nuk po kuptonim se çfarë kishte ndodhur.

Është e vështirë, por duhet të përballemi dhe të mendojmë në mënyrë pozitive.

Nuk mund të bëjmë në këtë moment krahasime mes Manchester Cityt dhe Chelseat.

Vazhdimësia dhe struktura në një klub janë shumë të rëndësishme, edhe te City ishte e vështirë në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat