Trajneri i Newcastles e krahason Isakin me Henryn

Futboll

Trajneri i Newcastles e krahason Isakin me Henryn

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:38
Eddie Howe

Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe, e ka krahasuar futbollistin e skuuadrës së tij, Alexander Isak me ish-futbollistin francez, Thierry Henry.

Newcastle këtë javë mposhti Evertonin dhe Isak ishte protagonist. 

“Të gjithë janë të ndryshëm, nuk ka dy lojtarë që janë të njëjtë, por unë mendoj se ai ka disa nga karakteristikat që kishte Thierry”, u ka thënë Howe gazetarëve të premten përpara ndeshjes të Newcastle kundër klubit të fundit në tabelë, Southamptonit. 

Trajneri i Newcastle megjithatë nuk e ka parë të lehtë përballjen me Southampton. 

"Është një ndeshje e vështirë. Unë mendoj se ata po luftojnë.

Unë e kam parë ndeshjen me Arsenalin ku ata shënuan tri gola dhe dukeshin një kërcënim real", ka thënë Howe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat