Tudor opsioni më i mundshëm

Futboll

Tudor opsioni më i mundshëm

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:50
Tudor

Ka raporte në rritje se Igor Tudor mund të kthehet në Juventus si trajner për përvojën e tij të tretë me klubin, pasi ka impresionuar me punën te Olympique Marseille.

E ardhmja e Max Allegrit është gjithnjë e më në dyshim pas rezultateve të dobëta në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, edhe pse ai është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Derisa e ardhmja e tij është në ajër, atëherë shumë varet gjithashtu nga kush mund ta zëvendësojë atë në “Allianz Stadium”.

“Tuttosport” dhe “La Gazzetta dello Sport” raportojnë se Antonio Conte ose Zinedine Zidane janë ëndrrat për klubin dhe Juventusi mund ta gjejë veten në një situatë financiare shumë të ndryshme nga sa do t’i përshtatej secilit prej këtyre trajnerëve.

Ende nuk është e qartë nëse “Bianconerët” do të lejohen të marrin pjesë në ndonjë nga kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm, duke supozuar se do të kualifikohen, dhe shtytja e përgjithshme tani është të ulin kostot duke u fokusuar më shumë në akademinë e të rinjve.

E gjithë kjo tregon për një trajner në formën e Tudorit, i cili tashmë e njeh mirë Juventusin pas kohës së tij atje, si lojtar dhe si ndihmës-trajner i Andrea Pirlos.

45-vjeçari aktualisht po udhëheq me Marseille, klub me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Kroati shihet si opsion i mundshëm i Juventusit, duke marrë parasysh edhe dashurinë që ai ka për klubin italian.

Igor Tudor ishte larguar nga Hajduk Splitti në gusht të vitit 2020 për të marrë rolin më pak prestigjioz të ndihmës-trajnerit të Pirlos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat