Sulmuesi anësor pritet të përfitojë një pagë

Futboll

Sulmuesi anësor pritet të përfitojë një pagë

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:12
Rafael Leao

Rafael Leao dhe Milan do të vijojnë rrugëtimin së bashku, të paktën deri në vitin 2028.

Është ky lajmi që mbërrin përtej Adriatikut teksa portugezi më në fund gjeti dakordësinë me drejtuesit kuqezinj për të rinovuar kontratën.

Sulmuesi anësor pritet të përfitojë një pagë që prek shifrën e shtatë milionë eurove teksa në momentin që do të hedhë firmën mbi kontratën e re, do të përfitojë edhe dy milionë të tjera.

Në këtë formë, 23-vjeçari shfaq besnikëri ndaj Milanit duke qenë se ishte në fokusin e shumë klubeve “Big” të Europës.

Në fakt, Leao e ka shprehur gjithnjë lidhjen e tij me kuqezinjtë dhe tashmë me firmën e re në kontratë nuk zhgënjeu askënd nga klubi, por edhe tifozët.

Sakaq, rinovimi pritet të marrë formë zyrtare sapo të gjehet edhe një marrëveshje me Sporting Lisbonën, ish-klubin e Leaos që pretendonte 45 milionë euro për prishje kontratë të njëanshme nga sulmuesit.

Megjithatë, numërimi mbrapsht ka nisur dhe pritet që brenda javës së ardhshme rinovimi i Leaos me Milanin të marrë formë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat