Mbrojtja më e mirë në Premier League

Futboll

Mbrojtja më e mirë në Premier League

Më: 28 prill 2023 Në ora: 15:58
Newcastle

Newcastle United po zhvillon një sezon mbresëlënës në Premier League.

Skuadra e Eddie Howe aktualisht renditet në vendin e tretë me 62 pikë dhe objektivi për tu rikthyer në Champions League është shumë pranë.

“Qymyrxhinjtë” pas rënies dramatike  në një kategori më poshtë në vitin 2015, ja dolën mbanë të riktheheshin në Premier League menjëherë, duke triumfuar në Championship.

Por rritja e Newcastle si një ekip konkurruese për vendet e para të renditjes erdhi pas shitjes së klubit.

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Sauditë bleu 80 përqind të aksioneve, në tetorin e vitit 2021. Pronarët e rinjtë premtuan shpenzime në merkato për të afruar lojtarë cilësor dhe ky sezon po rezulton i suksesshëm.

Newcastle United vendosi një rekord të ri në merkaton verore përsa i përket shpenzimeve, pasi drejtuesit e klubit investuan 136 milion euro për katër lojtar. Afrimi i Alexander Isak për 70 milion euro nga Real Sociedad ishte investimi më i madh i drejtuesve të klubit, por më cilësori mund të konsiderohet Sven Botman.

Holandezi u transferuar nga Lille drejt Newcastle për shumë e 37 milion eurove.

Qendërmbrojtësi po zhvillon një sezon të madh, teksa numëron 30 paraqitje në Premier League, në sezonin e tij të parë.

Së bashku me Fabian Schar, kanë formuar një dyshe solide në prapavijë dhe deri tani “qymyrxhinjtë” kanë mbrojtjen më të mirë në Premier Leauge, me vetëm 26 gola të pësuar.

Puna e madhe e Eddi Howe te Newcastle shihet sidomos në repartin e prapavijës dhe ky është çelësi i suksesit të një sezonit të madh që po zhvillon Newcastle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat