Nuk ka sinjale divorci mes Juves dhe Allegrit

Futboll

Nuk ka sinjale divorci mes Juves dhe Allegrit

Më: 28 prill 2023 Në ora: 10:32
Allegri

Juventusi u eliminua nga Kupa e Italisë, por renditet në vendin e 3-të në Seria A, si dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Ligës së Europës.

Pavarësisht këtyre, duket se Masimiliano Alegri mbetet i palëkundur në stolin e bardhezinjve.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2025, por gjërat mund të ndryshojnë nëse Alegri do të merrte ofertë tjetër ose do të prishnin kontratën me marrëveshje.

Megjithatë “Tuttosport” raporton se drejtuesit e “Zonjës” po vëzhgojnë edhe trajnerin e Marsejës, Igor Tudor. Kroati vlerësohet për lojën proaktive dhe agresive që di t’u imponojë ekipeve të tij dhe do të përfaqësonte një profil më në përputhje me nevojat aktuale të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat