Martinez me besim të plotë te Ronaldo

Futboll

Martinez me besim të plotë te Ronaldo

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:35
Martinez e Ronaldo

Me 3 ndeshje pa gol e pa fitore, si dhe me plot shqetësime jashtë fushës së blertë, Cristiano Ronaldo nuk po kalon momentin e tij më të mirë në “aventurën” e tij Saudite.

Mirëpo, në Portugali janë akoma të bindur se 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, mund të bëjë diferencën.

Ky mendim nuk vjen vetëm nga tifozët, por dhe nga tekniku i ri i Kombëtares portugeze, Roberto Martinez, i cili në një intervistë të zhvilluar për mediat portugeze ditën e sotme, tha se Ronaldo është një lojtar dhe një “figurë” shumë e rëndësishme në dhomën e zhveshjes për lojtarët e tij.

Ndër të tjera, tekniku spanjoll solli në kujtesë dhe frymën e grupit në përballjet e fundit të Portugalisë, ndaj Lihtenshtejn e Luksemburg, si dhe shtoi edhe një koment të shkurtër për transferimin e “yllit” portugez tek Al-Nassr.

“Ronaldo është një lojtar dhe person shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes.

Ai luan në një pozicion kyç, ai është një sulmues që mund të bëjë diferencën, ai ka përvojë unike.

Nuk ka asnjë lojtar tjetër në botë që ka 198 ndeshje për kombëtaren dhe kjo është diçka shumë e çmuar për ne.

Të shkosh në Al Nassr ishte një vendim futbolli, i lidhur me performancën e tij. Unë marr vendime të vështira dhe të rëndësishme për ekipin, por është gjithmonë fusha që flet.

Mendoj se Cristiano luajti një rol shumë pozitiv dhe të rëndësishëm në ndeshjet që luajtëm në mars”,- u shpreh Martinez gjatë intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat