Marchisio: Zikaltrit e merituan finalen

Futboll

Marchisio: Zikaltrit e merituan finalen

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:10
Interi

Interi është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë.

Zikaltrit mposhtën 1:0 Juventusin, rezultat që solli kualikimin në finalen e madhe të Romës.

Goli i Dimarcos vendosi derbin e Italisë, përballje ku djemtë e Inzaghit dominuan bardhezinjtë.

Realitet që e pranon ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio.

“Interi e meriton finalen. Juventusi bëri shumë pak, ose aspak.

Mendja te ndeshja e radhës, me një tjetër shpirt dhe vendosmëri. Forca djema”, shkroi në Instagram 37-vjeçari.

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja tjetër: Fiorentina-Cremonese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat