Shumë mungesa ndaj Milanit

Futboll

Shumë mungesa ndaj Milanit

Më: 26 prill 2023 Në ora: 13:50
Jose Mourinho

Jorente, Smollini, Uajndaldum e ndoshta Dibala do të jenë mungesat e mëdha të Romës ndaj Milanit të shtunën në 18:00. Lidhur me situatën në ekipin e tij ka folur Jose Mourinho.

“Çdo trajner, edhe në skuadrat më të forta, e ka problem kur i mungojnë lojtarë e për ne është problem i madh,, sepse Smolling është Smolling.

Jorente, i cili po përshtatej mirë tani, është dëmtuar e nuk dihet se çfarë situate do të ketë Dibala që ndaj Atalantës dëmtoi kaviljen.

Tani do të jetë shumë e vështirë, e ndoshta një humbje ndaj Fejnordit mund të na detyronte që të luftonim deri në fund për kampionatin.

Jam i trishtuar për humbjen në Bergamo, por i kënaqur me performancën.

Sigurisht, ndoshta të shtunën mund të na jepni një dorë (duke iu referuar Totit në lidhje), ose mund të zbresë edhe vetë në fushë.

Do të shqyrtoj çdo variant, madje edhe ndryshimin e skemës”, ka thënë portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat