Tuchel i etur për ribashkimin me Dembele-n

Futboll

Tuchel i etur për ribashkimin me Dembele-n

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:18
Tuche e Dembelel

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, është i etur për një ribashkim me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Dyshja ishin pjesë e Borussia Dortmund përpara se Dembele të transferojë te Barcelona.

Sipas medieve të huaja, ‘bavarezët e duan Dembele-n. Dembele thuhet se është një futbollist që Tuchel e do në skuadër dhe i ka kërkuar drejtueseve të Bayernit të bëjnë përpjekje për të sjellë anësorin francez në ‘Alianz Arena’.

Dembele në fillim të këtij sezoni, kishte nënshkruar kontratën e re me katalonasit të vlefshme deri në vitin 2024.

Megjithatë, reprezentuesi i Francës, siç raportohet, gjatë kësaj verë, mund të largohet nga Barcelona pasi ai kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat