Lampard e konfirmon

Futboll

Lampard e konfirmon

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:18
Chelsea

Trazirat nuk kanë fund për teknikun e përkohshëm, të Chelsea, Frank Lampar, i cili pas 4 humbjesh radhazi në 4 ndeshjet e para të rikthimit të tij në “Stamford Bridge” tashmë duhet të vuajë mungesat e anësori të talentuar të mbrojtjes, Reece James dhe “fantazistit” Mason Mount.

Reece James iu nënshtrua një operacioni në gju në fillim të këtij sezoni dhe që nga ajo kohë po lufton me një problem me pjesën e pasme të kofshës, problem të cilin e hasi në sfidën kundër Real Madrid të mërkurën e kaluar në Champions League.

Ndërsa, Mason Mount prej disa javësh tashmë po lufton me një dëmtim në kockat e legenit dhe që nga fillimi i muajt mars ka luajtuar vetëm 16 minuta ndaj Brighton nga 7 ndeshjet e fundit në Premier League.

Në një konferencë për shtyp, tekniku Lampard ka konfirmuar ditën e sotme lajmin e keq të lëndimit që do ta bëjë James të humbasë pjesën tjetër të sezonit, ndërsa ka pak shpresë, megjithëse është jashtëzakonisht e pamundur, që Mount të mund të kthehet në ditën e fundit të sezonit kundër Neëcastle United.

“Reece James nuk është i disponueshëm, ndoshta për sezonin. I njëjtë është dhe pozicioni i Mason Mount, por ka potencial për ndeshjen e fundit të sezonit, por ndoshta jo. Kjo është padyshim zhgënjyese për ne.

Është një goditje për të gjithë ne, sepse ata janë lojtarë të mëdhenj. Reece kishte një dëmtim të pjesës së mbrapme të kofshës që e mori në ndeshjen ndaj Real Madrid, ndërsa Mason e ka mbartur këtë dëmtim të legenit për një kohë të gjatë, para se të vija unë, por ne kemi arritur në një fazë tani ku ai do të ketë një operacion të vogël.

Pastaj, ndoshta një rikuperim katër-javor ku ne e dimë se ku na çon kjo”,- është shprehur Lampard në konferencën për shtyp.

Megjithatë edhe pse të dëmtuar e ardhmja e të dy lojtarëve mbushet me pikëpyetje të mëdha, me Mason Mount që ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me “blutë” e Chelsea, ndërsa Reece James shihet si një zëvendësim i mundshëm i Dani Carvajal, të anën e djathtë të mbrojtjes “galaktike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat